Zëvendëspresidenti iranian tërhiqet nga gara presidenciale

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti iranian, Eshaq Jahangiri ka dal nga gara presidenciale dhe ka shprehur mbështetjen e tij, për presidentin aktual, Hassan Rohani, i cili po kërkon një mandat të dytë, në zgjedhjet e 19 majit.

Jahangiri, një politik reformist, besohet se kishte hyrë në gazën presidenciale, për t’ia rritur gjasat e rizgjedhjes Rohanit dhe për të mbrojtur politikat e qeverisë nëpër debatet televizive.

“Besoj se e kam kryer obligimin tim. Unë do të votoj për Roganin”, citohet të ketë thënë Jahangiri.

Rivali më i madh i Rohanit në këto zgjedhje është kleriku Ebrahim Raisi, i cili e ka akuzuar presidentin aktual për favorizimin e të pasurve, përcjell REL.

Më 16 maj, kryetari i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf gjithashtu doli nga gara presidenciale. Ai mbështetë Raisin, i cili besohet se është kandidati favorit edhe i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...