Pragë – Presidenti çek, Millosh Zeman, e ka krahasuar Presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolic, me ish presidentin francez, Charles de Gaulle.
Ai e krahasoi me të, sepse Nikolic, pavarësisht nga presioni, refuzon që Serbia t’i bashkohet sanksioneve që Bashkimi Evropian i ka vënë Rusisë, raporton agjensia Beta.
“Unë e kuptoj plotësisht qëndrimin e Serbisë, e cila kërkon të mbajë marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet e mëdha dhe nuk përdorë politikën e sanksioneve edhe nëse ndonjëherë i sjell vështirësi. Lidheni këtë pak me Charles de Gaulle, dhe mendoj se një politikë e tillë tani, pas zgjedhjes së Presidentit të Shteteve të Bashkuara, ka më shumë shansë për sukses”, ka thënë sot Zeman pas bisedimeve me Nikolic.
Presidenti serb tha se Çekia mund të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj të anëtarësimit e cila po vazhdon qe 16 vjet.
“Derisa të jem unë president do të jem kundër vendosjes së sanksione ndaj dikujt”, tha Nikolic, i cili me rastin e disa kërkesave që nga Serbia pritet që të njohë pavarësinë e Kosovës, tha se në qoftë se ky është një kusht, Serbia nuk dëshiron të hyjë në BE.
Zeman dhe Nikoliq diskutuan sot për bashkëpunimin dypalësh ekonomik, por siç tha Zeman, edhe për tema jo më pak të rëndësishme si bashkëpunimi ushtarak dhe policor.
“Ne biseduam edhe për bashkëpunimin ushtarak dhe policor, sepse siç e dini, nuk mund të hiqet rreziku që të ripërtërihet rrugëa e migrimit të Ballkanit dhe në këtë rast Republika Çeke është shumë e lumtur që të ndihmojë palën serbe, sepse ne kemi një interes të përbashkët për të mbrojtur kufirin”, tha ai Zeman.
Presidenti i Serbisë ka filluar sot një vizitë dy ditore në Republikën e Çekisë, me takime dhe bisedime me presidentin Zeman, pastaj vazhdon takimin me biznesmenët çekë ndërsa në mbrëmje ka bisedime me Presidentin e Senatit të Parlamentit çek, Milan Stehle, dhe nesër do të bisedojë me Kryeministrin çek, Bohuslav Sobotka./GazetaExpress/.