Zemaj: Specialja do të merret me krime individuale

PUBLIKUAR

Çështja e themelimit të Gjykatës Speciale është shndërruar në temë rreth së cilës ka qëndrime pro dhe kontra. Për këtë temë në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova, diskutuan Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Armend Zemaj ka thënë se drejtësia e dobët në Kosovë e ka shkaktuar krijimin e Gjykatës Speciale.

“Kosova nuk ka mundur deri tani ta lejojë drejtësinë që ta thotë fjalën e vet për krimet e supozuara para luftës ose pas luftës. Dëshmia më e mirë është ndërhyrja në institucionet e drejtësisë, mosgatishmëria e institucioneve të merren me këto raste”, tha Zemaj.

“Besimi në drejtësi asnjëherë nuk shteret, por unë besoj se Gjykata do të themelohet. Nuk është çështja kryesore kalon apo nuk kalon, por si do të ecë procesi dhe sa do të jenë serioze institucionet që ta respektojnë. Duhet të ecim më tutje”.

“Ne kemi pasur shumë deklarime, qoftë individuale ose grupore. Janë arsye pro dhe kontra, por vendimi final është diçka më shumë. Ka pasur deklarime se po njolloset lufta çlirimtare në Kosovë, por lufta çlirimtare është e popullit të Kosovës, ndërsa nëse kanë ndodhur krimet ato nuk janë të popullit, por individuale”, tha deputeti Zemaj.

Kurse Albulena Haxhiu i ka potencuar presionet e mëdha që po iu bëhen deputetëve.

“Ne si komision për legjislacion jemi ngarkuar nga kryetari i kuvendit t’i shqyrtojmë amendamentet. Propozimi ka qenë që të mos votohet, por nuk është përkrahur nga anëtarët e komisionit”, tha deputetja Haxhiu

Sipas saj, aktualisht, deputetët e Kuvendit janë vënë nën presionin të madh nga qeveria dhe nga ndërkombëtarët”.

“Për këto ndryshime duhen dy të tretat e votave. Qeveria nuk i ka këta numra dhe tash po mundohet të ndërhyjë me presion dhe shantazh tek deputetët që po e kundërshtojnë. Ne ende nuk e dimë së kur Qeveria do ta procedojë këtë projektligj, por ka pasur deklarata se do të procedohet shumë shpejt në Kuvend”, tha Haxhiu. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...