Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

PUBLIKUAR

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, masë kjo që vlen nga data 9 e deri më 31 mars, dhe ia ndalon Kuvendit dhe Presidentes çdo veprim deri me këtë datë.

Lidhur me këtë masë, në emisionin “Ora Shtatë”, foli deputeti i PDK-së, Artan Behrami

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Partia Demokratike e Kosovës e respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës të Kosovës, të cilën asnjëherë nuk e kemi sfiduar, pra çdo vendim që ajo ka marrë, edhe kur PDK-së ndonjëherë nuk i ka rënë mirë, ne e kemi respektuar, sepse për ndërtimin e këtij institucioni kanë sakrifikuar breza të tërë”, tha ai në Klan Kosova.

Pos tjerash, ai foli edhe për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën Behrami tha se është subjekt politik që nuk do të qeverisë por të sundojë.

“Po ashtu, PDK është partia që ka fituar më së shumti lëndë në Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo masë vjen pas disa ngjarjeve politike që ndodhën në Kuvendin e Kosovës, të paprecedenta në historinë e Kosovës, sepse për herë të parë në histori e kemi një parti që refuzon me qeverisë në mënyrë normale, me stabilitet të institucioneve, por kemi një parti që dëshiron të sundojë”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke...

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...