Zelensky: Ukrainën e presin “24 orë kritike”

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse janë duke vazhduar në të gjithë vendin.

Zelensky i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Johnson lavdëroi udhëheqjen e Zelenskyt derisa vendi i tij po lufton me forcat pushtuese ruse.

Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë gjithçka të mundur, për të siguruar që ndihma mbrojtëse nga Britania dhe aleatët e saj të arrijë në Ukrainë.

Dy udhëheqësit u pajtuan që të mbeten në kontakt të afërt.

Gjatë natës së shkuar u dëgjuan disa shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe zonat përreth.

Ushtria ukrainase tha se trupat e saj arritën të zmbrapsin disa sulme të ushtarëve rusë, që përpiqeshin të sulmonin periferitë e Kievit.

“Ne treguam se mund ta mbrojmë shtëpinë tonë nga mysafirët e paftuar”, tha komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjeneral kolonel Alexander Syrsky./REL

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...