Zelensky tregon numrin e ushtarëve rus të vrarë

PUBLIKUAR

Vladimir Putin si duket nuk ishte përgatitur për një rezistencë të fortë nga Ukraina në luftën e shpallur katër ditë më parë. Mediumi “The Kyiv Independent”, citon një statistikë të dhënë nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, sipas të cilit 4 mijë e 500 ushtarë rusë janë vrarë.

Sipas këtij mediumi Zelensky është shprehur: “Tashmë 4,500 ushtarë rusë janë vrarë. Pse keni ardhur të gjithë këtu? Hidhni armët dhe largohuni, mos u besoni komandantëve tuaj, mos u besoni propaganduesve tuaj, thjesht shpëtoni jetën tuaj – largohuni”.

Mëngjesin e sotëm delegacioni ukrainas ka mbërritur në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me përfaqësuesit e Rusisë. Zyra e presidentit ukrainas tha se çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina. /Express

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...