Zelensky thotë se foli me një shtet mik për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskiy, ka biseduar me homologun e tij nga Lituania, Gitanas Nauseda për situatën aktuale në luftën me Rusinë. Zelenskiy po ashtu ka folur për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Ndryshimi i politikave të Ukrainës nga aleanca me Rusinë në kthimin nga perëndimi ka bërë që të ketë armiqësi, që tani është kthyer në luftë me rusët. Mirëpo kjo nuk e ka frikësuar Zelenskyin dhe ai nuk e ka ndërmend që të ndërrojë kurs dhe sot ka biseduar për anëtarësim në BE me njërën prej shteteve anëtare.

“Ne mbajmë kontakte vazhdimisht me miqtë besnikë. Fola me Gitanas Nauseda për situatën aktuale ushtarake, përpjekjet ndërkombëtare për të detyruar agresorin drejt paqes dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE. Faleminderit, Gitanas, për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”, ka shkruar ai.

Ukraina po përballet me një sulme ushtarake tash e disa ditë të Rusisë të drejtuar nga neo-fashisti Vladimir Putin. Mirëpo ukrainasit po i bëjnë ballë ende sulmeve të rusëve më të shumtë në numër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...