Zelensky telefonon Biden për ndihmë, Amerika merr hapa

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka telefonuar menjëherë homologun e tij amerikan, Joe Biden, për të kërkuar ndihmë konkrete rreth situatës së fundit të krijuar në Ukrainë pas bombardimeve në qytetet kryesore të vendit, ku ka marrë edhe mbështetje nga Shtëpia e Bardhë.

Lajmin e ka dhenë vetë Biden, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter, ka shpjeguar se Zelensky e ka telefonuar.

“E dënoj këtë sulm të paprovokuar dhe pajustifikuar nga ana e forcave ushtarake ruse”, shkruan Biden. “Informova presidentin Zelensky mbi hapat që po ndërmarrim për të dënuar sulmin ndërkombëtarisht, përfshi edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 

Vetë Zelensky, ia ka kërkuar këtë gjë Bidenit. Pra, që ai të nisë një sërë telefonatash me homologët e tij, me qëllim mbështetjen e Qeverisë ukrainase dhe popullit.

Një takim i liderëve të G7-ës pritet të ndodhë me kërkesë të Biden, ku masa të tjera do të merren ndaj Moskës. Në to, përfshihen sanksione, të cilat përshkruhen si “shumë të rënda” nga Biden.

Ndërsa, mbështetjen për Ukrainën, nuk ta ndalin sipas presidentit.

Luftimet kanë filluar në Ukrainë, me bombardimet e para ruse gjatë natës. Vetë Putin, i ka shpallur luftë zyrtare Kievit.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...