Zelensky: Rusia e ka refuzuar armëpushimin për Pashkë

PUBLIKUAR

Në mesazhin e fundit drejtuar popullit ukrainas, presidenti Zelensky deklaroi se Rusia ka refuzuar vendosjen e një armëpushimi me rastin e Pashkës ortodokse.

“Kjo tregon sesa liderët rusë e kanë në konsideratë besimin e krishterë dhe një prej festave më të rëndësishme dhe të gëzueshme. Megjithatë, jemi me shpresë se jeta do të fitojë ndaj vdekjes”, tha Zelensky.

Më tej, presidenti Zelensky paralajmëroi Rusinë se çdo tentativë e saj për aneksim do të sjellë sanksione të ashpra që do ta varfërojnë njësoj si në vitin 2017.

“Dua të theksoj se nuk do të ketë asnjë republikë popullore të Kherson. Nëse dikush kërkon një aneksim të ri, mund të sjellë vetëm sanksione më të ashpra për Rusinë aq sa ta kthenin në varfërinë e pas luftës civilë të 1917. Kështu që është më mirë të kërkojmë paqen”, përfundoi Zelensky./A2CNN

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...