Zelensky, rusëve: Shkoni në shtëpi, nëse doni të mbijetoni

PUBLIKUAR

Nëse duan të mbijetojnë, është koha që ushtria ruse të ikë, pohoi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm mbrëmë.

Kufiri midis dy vendeve nuk ka ndryshuar, thotë ai, duke shtuar se “pushtuesit e dinë mirë” dhe Ukraina do t’i dëbojë ata nga vendi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ukraina po i kthen territoret”, i tha Zelensky popullit ukrainas.

“Dhe do të kthejë rajonin e Kharkiv, rajonin Luhansk, rajonin e Donetsk, rajonin Zaporizhzhia, rajonin Kherson, Krimenë, patjetër të gjithë zonën tonë ujore të Detit të Zi dhe Detit Azov – nga ishulli Zmiinyi në ngushticën Kerç. Kjo do të ndodhë. Kjo është e jona. Dhe ashtu siç e kupton shoqëria jonë, dua ta kuptojnë edhe pushtuesit. Nuk do të ketë vend për ta në tokën ukrainase.”

Ai tha se lufta filloi në 2014 me pushtimin e Krimesë nga Rusia dhe përpjekjen për të kapur Donbasin dhe “duhet të përfundojë pikërisht atje”, me ato zona të çliruara.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...