Zelensky: Nuk i flas Putinit, derisa jam me pistoletë drejt kokës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të flasë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për sa kohë ka të drejtuar nga vetja një “pistoletë në kokë”.

Kështu e ka përshkruar numri një i Kievit situatën aktuale, në të cilën lufta ndodhet, në një intervistë për median italiane “Corriere Della Sera”, ku ka folur edhe për aleancat gjatë agresionit rus, varësinë në ikje energjetike, që Evropa po ka nga Moska, izolimin e Rusisë dhe raportet me kryeministren e re italiane, Giorgia Meloni, e sapo betuar në detyrë.

Me një kërkesë të shtuar për armatime nga forcat aleate të NATO-s, Zelensky ka shpjeguar se e vetmja mënyrë për të fituar luftën, është ajo e izolimit të plotë të Rusisë dhe mundja e Moskës në fushëbetejë.

Ndaj, për këtë arsye, ai thotë se është shpresëplotë për rimarrjen e territoreve të humbura gjatë periudhës së luftës, duke u ndalur kryesisht tek rajoni jugor i Khersonit, por duke mos lënë pas edhe Donetskun, Donbassin apo Zaporizhzhian.

Për bisedime në tryezë ndërkohë, në këtë çast, nuk ka asnjë shans sipas tij dhe arsyeja kryesore, lidhet me faktin se ai vetë dhe Ukraina, gjenden me “një pistoletë të vendosur në kokën e tyre” nga ana e Kremlinit.

“Unë gjithmonë kam dashur të flas”, tha ai për “Corriere”-n, “por nuk mund ta bëj një gjë të tillë kur dihet shumë mirë narrativa e fundit e Rusisë”.

Duke shpjeguar se që në fillim nuk ka qenë dialog ai mes palëve, por thjesht monolog rus me imponim, Zelensky i përjashtoi mundësitë për një paqe të menjëhershme.

Për ardhjen në pushtet të Melonit, gjë e cila ka shkaktuar shqetësim në radhët e evropianëve, Zelensky nuk shfaqet pesimist.

Ai bëri me dije se ka marrë çdo garanci të mundshme për vijimin e bashkëpunimit me Italinë, duke mbajtur nivelin në të cilin Mario Draghi e çoi mbështetjen e Romës për Kievin.

Madje, Zelensky e bëri të qartë se e ka ftuar Melonin të vizitojë kryeqytetin ukrainas dhe kjo e fundit, e ka pranuar ftesën.

Sa i përket çështjeve energjetike, pasojat e të cilave edhe vetë Ukraina po i vuan, presidenti ukrainas e përkufizoi si “një nder” që Kievi po i bën Evropës, atë të zhbërjes së varësisë energjetike moskovite për kontinentin e vjetër.

Teksa, për aleancat gjatë luftës, shprehu kënaqësi mbi përfshirjen e Perëndimit pro-Ukrainës në luftë.

Ndërsa, “përlyerjen” e Iranit dhe implikimin në furnizimin e Rusisë me armatime si dronë apo raketa, e quajti tashmë të pamohueshëm dhe të faktuar.

Ndërsa, në mbyllje, një mesazh e pati për të gjithë evropianët, të cilët edhe janë ankuar për faktin se po e paguajnë ata luftën në Ukrainë.

“Për lirinë tonë, duhet ta paguajmë çmimin të gjithë. Në të kundërt, rregullat, do t’i vendosë Putini”, përmbylli ai.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...