Zelensky: Niveli i kërcënimit në vend është në maksimum

PUBLIKUAR

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar do të jetë përgjegjës për “katastrofën masive humanitare”, nëse nuk pajtohet për një zonë ndalim-fluturimi, duke paralajmëruar se vendi i tij është në nivelin më të lartë të kërcënimit rus.

“Rusia po përdor raketa, aeroplanë e helikopterë kundër nesh, kundër civilëve, qyteteve tona dhe infrastrukturës. Është një obligim humanitar për botën të reagojë”, tha Zelensky në një fjalim që u transmetuar në televizion, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka theksuar se gjatë këtyre dy javëve, ukrainasit kanë rezistuar fuqishëm duke treguar se nuk do të dorëzohen për asnjë moment.

Ndryshe Zelensky ka falënderuar presidentin amerikan Joe Biden për ndalimin e importimit të naftës, gazit dhe qymyrit rus në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti ukrainas është i bindur se me këtë veprim, Joe Biden e ka goditur në zemër makinerinë luftarake të Vladimir Putinit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...