Zelensky: Miliona njerëz do të vdesin urie nëse Rusia nuk zhbllokon grurin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron se miliona njerëz në mbarë botën mund të vdesin nga uria, nëse Rusia nuk e lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj.

“Ne nuk mund të eksportojmë grurë, misër, vaj vegjetal dhe produkte të tjera që kanë luajtur një rol stabilizues në tregun global”, tha Zelensky në një fjalim video të regjistruar në Gala 100 Time, siç raportohet nga CNN.

“Kjo do të thotë se, për fat të keq, dhjetëra vende mund të përballen me mungesë fizike të ushqimit. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse e Detit të Zi vazhdon”, tha presidenti ukrainas.

Udhëheqësit globalë kanë dënuar bllokadën nga forcat ruse në portet kryesore në Ukrainë, duke përfshirë Mariupolin në Detin e Azov dhe Odesan në Detin e Zi, që ka lënë më shumë se 20 milionë tonë drithë të bllokuar brenda vendit. Marina e Ukrainës tha të hënën se rreth 30 anije dhe nëndetëse ruse vazhduan bllokadën e transportit civil në Detin e Zi. /a2cnn

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...