Zelensky konfirmon se 156 civilë të shpëtuar nga fabrika e çelikut kanë mbërritur në qytet

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se 156 persona mbërritën sot në Zaporizhzhia pasi u shpëtuan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Duke folur në fjalimin e tij të natës, ai tha: “Më në fund kemi rezultatin, rezultatin e parë të operacionit tonë të evakuimit me Azovstal në Mariupol, të cilin ne e kemi organizuar për një kohë shumë të gjatë. U deshën shumë mund, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme”.

Ai shtoi se të evakuuarit kishin kaluar më shumë se dy muaj në strehimore.

“Vetëm imagjinoni, për shembull, një fëmijë është gjashtë muajsh, dy prej të cilave i ka kaluar nën tokë duke u fshehur nga bombat dhe granatimet”, shtoi ai.

“Më në fund, këta njerëz janë plotësisht të sigurt. Ata do të marrin ndihmë”, transmeton Klankosova.tv.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...