Zelensky: Kemi shkatërruar më shumë se 1 mijë tanke ruse

PUBLIKUAR

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria ukrainase ka shkatërruar tashmë më shumë se 1,000 tanke ruse, gati 200 avionë rusë dhe pothuajse 2,500 automjete të blinduara luftarake, sipas CNN.

Pavarësisht këtyre humbjeve, trupat ruse kanë ende pajisje për të kryer sulme shtesë, tha Zelensky.

Sigurisht që pushtuesit kanë ende pajisje në magazinë. Po, ata kanë ende raketa për të goditur territorin tonë“, shtoi ai.

Më 9 maj, Rusia planifikon të mbajë paradën e saj tradicionale të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, duke përkujtuar dorëzimin e Gjermanisë ndaj Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Rusia ka humbur tashmë më shumë se 23,000 ushtarë që nga fillimi i pushtimit.

Sipas dy zyrtarëve të lartë ushtarakë të NATO-s, numri i ushtarëve rusë të vrarë në në Ukrainë ishte midis 7,000 dhe 15,000.

Ndërkohë,  zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi shkurtimisht se Rusia kishte pësuar humbje “të rëndësishme” të trupave të saj në Ukrainë, duke i quajtur humbjet “një tragjedi të madhe” në një intervistë me Sky News. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...