Zelensky i drejtohet botës pas sulmit rus në spital: Keni fuqi, por po e humbni njerëzoren

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamje nga spitali i maternitetit që para pak orësh u bombardua nga rusët.

Duke e quajtur këtë sulm mizor, Zelensky tha se gratë dhe fëmijët janë nën rrënoja.

“Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitet. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Mbylleni hapësirën ajrore tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzoren”, ka shkruar Zelensky.

Ndërkaq, pamjet e shkatërrimit të spitalit i ka publikuar edhe kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko.

Ai shkroi se Rusia ka kaluar kufirin e njerëzorës.

“Mos e quani veten qenie njerëzore”, shtoi ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...