Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në BE nuk duhet të zgjasë me vite

PUBLIKUAR

Volodymyr Zelensky ka thënë se anëtarësimi i Ukrainës në BE duhet të ndodhë shpejt dhe “nuk duhet të zgjasë me vite”.

Presidenti ukrainas i bëri komentet e tij teksa nënshkroi një deklaratë të përbashkët që sinjalizon unitetin e degëve të qeverisë së vendit për të kërkuar anëtarësimin në BE.

Procesi i anëtarësimit zakonisht zgjat me vite, sepse vendet duhet të përmbushin kushtet ekonomike dhe politike.

Zelensky shkroi në Telegram: “Sot, ne po nënshkruajmë një deklaratë të përbashkët, e cila është një sinjal i unitetit të të gjitha degëve të qeverisë dhe dëshmi e vendosmërisë sonë për të arritur qëllimin strategjik të Ukrainës, përkatësisht: Anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Dhe nënshkrimi i kësaj deklarate duhet të nënkuptojë njësoj si nënshkrimin e kërkesës për hyrje – në ditën e pestë të luftës. Kemi 115 ditë që shkojmë drejt kandidimit. Dhe rruga jonë drejt anëtarësimit nuk duhet të zgjasë me vite, dekada. Ne duhet ta kalojmë këtë rrugë shpejt. Sa është e mundur varet nga ne. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë të punës në mënyrë ideale për t’u mundësuar miqve tanë në Bashkimin Evropian që të marrin një vendim tjetër historik për ne po aq shpejt, në të njëjtën mënyrë të konsoliduar”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...