Zelenskiy i drejtohet edhe Perëndimit: Më jepni aeroplanë – nëse Rusia s’ndalet tani, këto shtete do të jenë në rend

PUBLIKUAR

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy përveçse ka kërkuar më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi, në një konferencë për shtyp ka paralajmëruar se pjesa tjetër e Europës do ta pësojnë njësoj nëse nuk Rusia nuk ndalet tani, përcjell Gazeta Express.

Zelenskiy ka kërkuar që Perëndimi t’i japë aeroplanë nëse nuk mund t’i mbyllë qiejt.

“Nëse nuk keni fuqi t’i mbyllni qiejt, atëherë më jepni aeroplanë!”, tha ai.

“Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës. Më besoni”, shtoi ai.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna tha më herët gjatë ditës se NATO është pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e civilëve në vend, duke iu referuar mosvendosjes së një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...