Gjuha, pështyma dhe mishi i dhëmbëve njësoj mund të tregojnë shumë çka për gjendjen e organizmit tuaj.
Mbase sytë edhe janë dritare e shpirtit, mirëpo goja atëherë është me siguri treguesi i gjendjes suaj shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Për t’i mbajtur gjërat nën kontroll, së paku një herë në javë kontrollojeni gavrën e gojës dhe kushtoni kujdes këtyre simptomave:
Dhëmbët e tejdukshëm
Ndoshta ju mundon kthimi i thartirës nga lukthi. Me kalimin e kohës, thartira mund ta gërryejë shtresën shkëlqyese të dhëmbëve. Vizitojeni gastroenterologun dhe dentistin.
Dhëmbët e dëmtuar
Ndoshta ju mundon bruksizmi ose kërcëllimi i dhëmbëve. Kjo është pasojë e stresit shumë të madh. Mësoni që të relaksoheni dhe e blini një mbrojtës të dhëmbëve, që do ta përdorni gjatë kohës së fjetjes.
Goja e thatë
Ndoshta e keni sindromën e Sjogrenovit, sëmundjen autoimune, për shkak të së cilës organizmi nuk prodhon pështymë ose lot të mjaftueshëm. Duke pasur parasysh që pështyma është e rëndësishme për mirëmbajtje të dhëmbëve, ënjtë e rëndësishme që përveç oftamologut, i cili është ekspert për këtë problem., të vizitohet edhe dentisti. Nuk ekziston ndonjë ilaç, por ekzistojnë mjete, të cilat i reduktojnë problemet.
Era e keqe nga goja
Ndoshta bëhet fjalë për holitozën, e cila mund të jetë pasojë e shumë faktorëve, madje edhe e diabetit të padiagnostikuar. Në mesin e shkaktarëve të tjerë është edhe etja kronike ose lodhja kronike. Bëhuni gati për një kontrollim sistematik.



