Zbulohet strategjia e Brukselit: Juncker e ka caktuar afatin për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi në BE

PUBLIKUAR

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i ka dërguar një “Letër qëllimi” kreut të Parlamentit Evropian dhe atij të Këshillit të Bashkimit Evropian, duke i njoftuar ata se KE planifikon të krijojë Strategjinë për anëtarësimin e suksesshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në BE para fundit të vitit të ardhshëm, për t’i hapur rrugë integrimit të dy vendeve në BE më 2025.

Në njërin prej dhjetë prioriteteve të “Udhërrëfyesit për një BE më të bashkuar, më të fuqishme dhe më demokratike”, Serbia dhe Mali i Zi përmenden si kandidatët kryesorë nga Ballkani Perëndimor për t’iu bashkuar BE’së, të cilëve duhet t’ju krijohet një strategji për anëtarësim të suksesshëm.

Siç thuhet aty, “theks i veçantë vihet mbi sundimin e ligjit, mbi të drejtat themelore dhe mbi luftën kundër korrupsionit, si dhe mbi stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, përcjell Express.

Kreu i KE’së, Juncker, në letrën e dërguar, ka paraqitur edhe detajet e aktiviteteve të tjera që Komisioni synon t’i ndërmarrë nëpërmjet politikave legjislative dhe iniciativave të tjera deri në fund të vitit të ardhshëm.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...