Zbulohet stema që e lejoi vrasësin t’i afrohej ambasadorit rus (Foto)

PUBLIKUAR

Policia turke së bashku me specialistët e dërguar posaçërisht nga Rusia janë duke hetuar vrasjen e ambasadorit rus në Ankara pak ditë më parë.

Ndërkohë që vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist i “Al Nusra”-s, mediat turke kanë publikuar një detaj të rëndësishëm në lidhje me faktin se si autori i ishte shmanguar rojeve të sigurisë për t’u futur në galerinë ku do të vriste ambasadorin, raporton Albeu.com.

Mësohet se Mert Altintas, ashtu siç shihet edhe në foto kishte vendosur një stemë në pjesën e majtë të xhaketës, e cila përdoret ekskluzivisht nga personeli i sigurisë që merret me mbrojtjen e personaliteteve.

Duket se ky fakt i ka bërë rojet e sigurisë që të mos dyshojnë tek atentatori duke e lejuar atë madje që të qendrojë i qetë edhe pas shpinës së ambasadorit rus, shkruan Hurriyet, përcjell Albeu.com.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...