Zbulohet shkaktari i vdekjes së studentit amerikan që u mbajt nga regjimi i Kim Jong Un

PUBLIKUAR

Studenti amerikan Otto Warmbier, i cili u mbajt në një burg në Korenë Veriore për 17 muaj të tërë, ka vdekur nga mungesa e oksigjenit dhe gjakut në tru, sipas një mjeku ligjor në Ohio të SHBA-së.

Vdekja e Ottos më 19 qershor të këtij viti u shkaktua nga një lëndim i panjohur që kishte ndodhur më shumë se një vit para vdekjes së tij, ka thënë mjeku ligjor i Hamilton County, Lakshmi Sammarco, dje në një koferencë për media, transmeton Express.

“Ne nuk e dimë se cfarë i ka ndodhur atij”, ka thënë Sammarco.

Studenti i Universitetit të Virginia u mbajt nga Koreja Veriore nga janari 2016 deri në lirimin e tij më 15 qershor. Otto, 22-vjeçar në atë kohë, u rikthye në SHBA në koma.

Në raportin e tij, mjeku ligjor e citon mungesën e oksigjenit dhe gjakut në tru si shkaktarin kryesor të vdekjes së Ottos.

Ndërsa, Koreja Veriore vazhdimisht e ka fajësuar helmimin dhe gëlltitjen e një ilaçi të gjumit për problemet shëndetësore të Ottos dhe i ka hedhur poshtë akuzat se ai ishte torturuar.

Otto vdiq pak ditë pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...