Zbulohet sekreti i Messit: Si i parandaloi ai të vjellat gjatë ndeshjeve

PUBLIKUAR

Disa vite më parë, Lionel Messi vuante nga vjellja të pakontrolluara para dhe gjatë ndeshjeve dhe tani është zbuluar sesi ylli i Barcelonës ia doli ta tejkalojë këtë problem.

Messi ishte këshilluar me specialistin Dr Giuliano Poser, i cili ia kishte përshkruar një dietë për ta parandaluar vjelljen, transmeton Gazeta Express.

Gjëra si alkooli, mielli, mishi i kuq dhe pijet e gazuara ishin në mesin e artikujve të hequr nga menyja e Messit.

Argjentinasi u këshilla të pijë çaj herba. Poster e nxiti Messin të punojë edhe në shëndetin e vet mendor.

Perime, fruta sezonal dhe ujë i mirëfilltë mineral janë shumë të nevojshëm për muskujt tanë”, ka thënë Poster.

“Duhet ta ulni marrjen e ushqimeve të përpunuara apo ushqimeve të ndotura me pesticide, herbicide, antibiotik dhe ilaçe”, shtoi ai.

Sulmuesi i Barcelonës nuk është i vetmi yll i futbollit që u këshillua me Posterin, pasi të njëjtën e kishin bërë edhe Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala. /Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...