Zbulohet se kush ishte sulmuesi i aeroportit në Florida (FOTO)

PUBLIKUAR

Policia në Florida kanë marrë në pyetje personin e armatosur i cili dyshohet se ka vrarë 5 njerëz dhe ka plagosur 8 në aeroportin “Fort Lauderdale” të Floridas.

I dyshuari është identifikuar nga policia si 26 vjeçar, Esteban Santiago, një veteran i luftës në Irak, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Zyrtarët thonë se nuk kanë përjashtuar mundësinë se ai kishte motiv për terrorizëm.

Mediat amerikane thonë se njeriu mund të ketë qenë i shqetësuar mendërisht. Ai thuhet se kishte thënë se qeveria po e kontrollon mendjen e tij, dhe se e bëri atë të shikojë video të xhihadistëve.

Sulmuesi hapi zjarr në zonën e bagazheve në Terminalin 2 të këtij aeroporti.

Pas sulmit me armë, ai u dorëzua në polici.

I dyshuari, kishte të veshur një bluzë më mbi shkrimin “Star Wars”, bluzë kjo e një filmi të famshëm, dhe thuhet se ka udhëtuar nga Alaska për në Florida.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...