Zbulohet pronari i avionit privat që u përplas nga pista në një ndërtesë

PUBLIKUAR

Një avion privat u përplas mbrëmë në një ndërtesë pranë aeroportit të Maltës.

Mediat britanike kanë bërë të ditur që era e fortë shkaktoi prishjen e pajisjeve që e mbajnë aeroplanin të lidhur në parkingun e pistës, gjë që edhe shkaktoi përplasjen, transmeton Gazeta Metro.

Avioni privat i përket miliarderit britanik Lord Ashcroft, i cili njihet në botën e politikës britanike si lobues i rëndësishëm dhe ish-zyrtar i lartë i Konservatorëve britanikë. Kur u pyet në rrjetet sociale nëse avioni ishte i tij, ai u përgjigj duke shkruar: “Jooooo…”.

Policia e Maltës dhe ekipet tjera emergjente reaguan menjëherë duke bllokuar trafikun pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Maltës për t’u marrë me incidentin e pazakonshëm. Avioni është regjistruar në emër të Ashcroft në Bermuda, kurse vlera e tij llogaritet rreth 20 milionë euro.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...