Zbulohet oferta e Realit për Ramosin pas takimit, aspak e kënaqshme për kapitenin

PUBLIKUAR

Sergio Ramos është në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin.

Deri sot, nuk ka pasur asgjë të re për rinovimin dhe këtë e konfirmoi të enjten edhe vet kapiteni, Sergio Ramos.

Tani, Josep Pedrerol  në ‘El Chiringuito’ ka zbuluar se Florentino Perez dhe Sergio Ramos janë takuar dhe se Reali ka gati kontratën një vjeçare, por vetëm nëse kapiteni ul pagën 10%.

Sido që të jetë Ramos nuk do kontratë një vjeçare, do të paktën dy vjet dhe me mundësi vazhdimi për më shumë.

Në njëfarë mënyre ai e konfirmoi këtë edhe gjatë ditës së djeshme, duke thënë se ndjen veten se është i gatshëm të luajë në nivele të larta edhe për së paku 5 sezone.

Sido që të jetë, PSG-ja është duke e monitoruar situatën në veçanti dhe mund të tentojë gjatë verës ta marrë liderin e Realit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...