Ekipet e ushtrisë për heqjen e bombave kanë punuar gjatë gjithë natës për t’u përgatitur për heqjen e një bombe të Luftës së Dytë Botërore e cila u zbulua në një vend ndërtimi në Londër.
Një shkollë, një çerdhe dhe disa shtëpi u evakuuan dje, pasi pajisja u gjet në Parkun Brondesbury, në veri perëndim të Londrës.
Shumë banorë vendas u detyruan të strehohen në një kishë gjatë natës dhe treguan për “skenat e frikshme” ndërsa policët trokitën në dyert e tyre dhe u thanë që të largohen nga shtëpitë e tyre në ‘The Avenue’, transmeton Gazeta Express.
Bomba gjermane, që peshon 226kg, u zbulua e varrosur thellë në Brent, ku punonjësit e ndërtimit ishin duke u përgatitur për të ndërtuar një bllok apartamentesh, thuhet sipas raporteve atje.






