Zbulohet logoja që Nissan mund ta përdorë për makinat Z, mund të jetë paralajmërim për ndonjë model të ri

PUBLIKUAR

Logoja që do të jetë në 400Z, mund të jetë zbuluar dhe ka dukje shumë klasike

Nissan 370Z është lansuar para një kohe të gjatë, por jo aq sa të jetë pjesë e koleksioneve të vjetra, megjithatë mund të ndryshohet në tërësi apo të zëvendësohet me një tjetër, transmeton Telegrafi.

Kjo apo ndonjë makinë tjetër nga linja Z, që mund të lansohen në të ardhmen, mund ta kenë logon e re, që Nissan ka aplikuar ta patentojë te autoritetet kanadeze.

Bazuar në dokumentet për aplikim dhe ilustrimet e shpërndara, shihet shkronja Z, me pjesë të kthyera, derisa e ka një vizë në mes.

Në përgjithësi ka dukje klasike, ndërsa është shumë e thjeshtë, ndërsa sipas të gjitha gjasave, me të do të quhet Nissan 400Q.

Por, bashkë me këtë zbulim, mund të jetë duke u paralajmëruar një model i ri, megjithëse nuk ka ndonjë lajm konkret. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...