Birra është një ndër pijet më të njohur alkoolike në tërë botën, dhe në përgjithësi njihet si pije e pashëndetshme. Duke filluar nga dëmtimi i mëlçisë e deri te shtypja e lartë e gjakut, rreziqet që i sjell birra janë të shumta.
Por, ky reputacion i keq mund t’i përmirësohet birrës, pasi që një studim ka zbuluar se një përbërës që gjendet në birrë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë, transmeton Telegrafi.
Raporti, i cili është publikuar në revistën “Archives of Biochemistry and Biophysics”, ka bërë që hulumtuesit të studiojnë efektet e xanthohumolit, flavanoid natyral.
Udhëheqësi i këtij studimi, Cristobal Miranda, ka zbuluar se ky përbërës dukshëm e ka përmirësuar sindromën e metabolizmit te disa kafshë laboratorike, si dhe ka ndikuar në zvogëlimin e peshës.
Sindroma metabolike është numri i grupit të faktorëve të rrezikut që e rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe problemeve tjera shëndetësore. Indikatorët përfshijnë obezitetin, kolesterolin e lartë dhe nivelet e larta të glukozës.


