Zbulohet ilaçi që do t’u sjell lehtësi miliona personave që vuajnë nga migrena

PUBLIKUAR

Një ilaç i ri besohet se do t’ua largojë dhimbjet miliona njerëzve që vuajnë nga migrena.

Hulumtuesit e kanë vlerësuar lart ilaçin, të quajtur erenumab, dhe kanë thënë se është zbulimi më i madh deri tani kundër dhimbjeve të migrenës, transmeton Telegrafi.

Në eksperimentet e kryera në spital, pacientët me migrenë të trajtuar me këtë ilaç të ri kishin përjetuar dyfish më pak dhimbje sesa përjetojnë zakonisht, ndërsa përveç dhimbjeve, ata kishin pasur edhe shumë më rrallë dhimbje të kokës – pra, përveç se ilaçi i ri i lehtëson dhimbjet, njëkohësisht edhe i rrallon ato.

Ilaçi është i dizajnuar enkas për parandalimin e migrenës dhe përdor antitrupa për ta ndryshuar aktivitetin e kimikaleve në tru.

Peter Goadsby, udhëheqës i këtij studimi, thotë se të dhënat tjera, të cilat nuk janë të publikuara, sugjerojnë se një pjesë e madhe e pacientëve ishin shëruar krejtësisht nga migrena pas trajtimit.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...