Zbulohet ilaçi i migrenës që e largon dhimbjen brenda dy orëve

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

60 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë

27 aksidente me të lënduar dhe 33 me dëme materiale kanë ndodhur gjatë 24...

Vrasjet e grave, Haxhiu thërret në takim akterët e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë

Pas vrasjes së dy grave brenda pak ditëve në Kosovë, ministrja e Drejtësisë, Albulena...

Një ilaç i ri mund t’ua largojë dhimbjen pacientëve me migrenë të cilët nuk janë të përshtatshëm për t’i marrë medikamentet ekzistuese.

Ubrogepanti ua largon dhimbjen pacientëve brenda dy orëve, sipas testimit të kryer së fundmi, transmeton Telegrafi.

Veç dhimbjes, ilaçi i lehtëson edhe simptomat tjera të migrenës, siç janë ndjeshmëria ndaj dritës dhe zhurmës.

Ilaçet aktuale kundër migrenës funksionojnë duke i ngushtuar enët e gjakut – por këto nuk vlerësohen si të sigurta për njerëzit që janë të rrezikuar nga sulmi në zemër apo në tru.

Në anën tjetër, ilaçi i ri (ubrogepanti) mund të bëjë ndryshim të madh për ata pacientë që janë në kërkim të një ilaçi që funksionon për ta.

Ilaçi i ri funksionon duke e bllokuar një proteinë në sistemin nervor që përfshihet në sinjalizimin e dhimbjes.

Ky ilaç është zbuluar nga kompania farmaceutike Allergan.

Vlen të ceket se zbulimi është publikuar në revistën mjekësore “JAMA”/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...