Zbulohet data e prezantimit të Volkswagen Golf të ri (Foto)

PUBLIKUAR

Megjithëse është shtyrë data e lansimit, prezantimi do të bëhet në fund të këtij viti

Shkaku i disa problemeve softuerike, Volkswagen Golf i ri nuk do të del në shitje deri në vitin e ardhshëm, transmeton Telegrafi. Lajmi i mirë është që gjenerata tetë e këtij modeli shumë të pëlqyer, do të prezantohet brenda vitit 2019.

Më herët, ishte thënë se do të prezantohet gjatë shtatorit në Frankfurt Motor Show, krahas një modeli elektrik ID që është i gatshëm për prodhim. Burime të shumta i kanë thënë Automotive News, se ky Golf do të prezantohen në një aktivitet gjatë muajit tetor.

Në të njëjtën kohë edhe prodhimi i gjeneratës së tetë të këtij modeli, do të bëhet në Wolfsburg, në qerekun e tretë të vitit, kanë bërë të ditura burimet.

Deri më tani, Volkswagen Golf është parë disa herë duke u testuar, ndërsa dihet sigurt, se del në shitje gjatë muajit shkurt të vitit që vjen, fillimisht në Gjermani, pastaj edhe në shtete tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...