Zbulohet arsyeja e masakrës në Teksas, sulmuesi kishte lënë shënime në rast se do vritej

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Vetëm 19 minuta para se ta fillonte sulmin në qytetin El Paso, Patrick Crusius, 21 vjeçar kishte ngarkuar në internet një shënim në të cilin i tregonte arsyet se pse po e bënte atë veprim. Sipas tij, ideja pas sulmit është për ta parandaluar “pushtimin e Teksasit nga hispanikët”.

Në tekstin prej 2.300 fjalës, ai e ka shkruar planin e tij për sulmin terrorist, e që nëse do të mbijetonte e nuk do të kapej, do t’i vazhdonte sulmet e tij në pjesë tjera të vendit e që kjo do bënte që “së shpejti njerëzit të zëvendësohen etnikisht”.

Gjithashtu, në sulmin e tij, ai jep indikacione se ishte inspiruar nga sulmi ndaj xhamisë në Christchurch të Zelandës së Re, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“Në djall e gjitha kjo, nuk mund të pres më shumë” kishte shkruar ai duke shtuar “me gjasë unë do të vdes sot”.

Shkrimin e tij e kishte quajtur “E vërteta e papërshtatshme” dhe fillon me fjalë të mira për sulmuesin në xhaminë e Zelandës së Re ku mbetën të vrarë 51 persona.

Në këtë shkrim, shihet se sulmuesi ka ideologji të qartë të ekstremiste duke shtuar se “ky sulm është përgjigje ndaj pushtimit së Teksasit nga hispanikët”.

Ai më pas shtoi se për të me rëndësi është “mbrojtja e vendit tim nga zëvendësimi kulturor dhe etnik që mund vjen nga një pushtim”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...