Zbulohen tetë pako-bombë, gati për tu postuar tek zyrtarë të lartë evropianë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Antiterrori grek ka zbuluar mbrëmjen e së hënës, tetë pako-bombë të reja, gati për tu postuar tek zyrtarë të lartë evropianë, dy prej të cilëve thuhet se janë, kreu i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem, dhe komisioneri europian për ekonominë, Pierre Moscovici.

Pakot janë gjetur pas kërkimeve të shumta në zyrën postare, në Krioneri të Athinës, ku bëhet ndarja e postës, disa ditë pasi grupi terrorist “Komploti i Celulave të Zjarrit”, mori përgjegjësinë për të paktën një prej dy pakove të dërguara, njëra në adresën e ministrit gjerman të Financave, Wolfgang Schauble dhe tjetra në zyrat e FMN-së në Paris.

Kjo e dyta ka shpërthyer gjatë hapjes duke lënduar një prej nëpunësve të organizmit.

Edhe në pakot e gjetura, thuhet se ka pasur brenda të njëjtin mekanizëm shpërthyes, i ngjashëm me atë që kanë pasur 14 pakot e nisura nga i njëjti grup, në 2010-ën ndaj zyrtarëve të lartë evropianë, mes të cilëve, Angela Merkel, Silvio Belruskoni dhe Nikola Sarkozi.

Sipas informacioneve nga policia, kësaj here në adresën e dërguesve ishin shënuar emrat e disa personaliteteve të shquar në financa apo në fushën e studimeve universitare, për të mos ngjallur dyshimet e policisë.

Informacione të pakonfirmuara bëjnë me dije se në adresën e dërguesit janë edhe emrat e ish ministrave të Financave, Janis Varoufakis në qeverinë Syriza dhe Gikas Hardouvelis në qeverinë Samaras.

Ndërsa marrësit thuhet se janë edhe disa krerë të kompanive të mëdha, në vende të ndryshme evropiane. /tch

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...