Zbulim i pabesueshëm i shkencëtarëve: Qendra e re e dhembjeve do t’ju shpëtojë nga mundimet më të rënda!

PUBLIKUAR

Shkencëtarët kanë zbuluar qendrën e re të dhembjeve në tru, shkyçja e së cilës do të lehtësojë agoninë e miliona njerëzve.

Dhembja neuropatike është njëra ndër format më të rënda të dhembjes kronike, e cila është e vështirë të shërohet për shkak se shumica e analgjetikëve nuk vepron në receptorë përkatës, transmeton Telegrafi.

Ilaçet kundër inflamacionit mund të sjellin lehtësim të vogël, sepse zvogëlojnë shtypjen në nerva, ndërkaq antidepresivët dhe ilaçet kundër epilepsisë mund të jenë të dobishme për disa njerëz, mirëpo shumicës megjithatë nuk u ndihmojnë.

Shkencëtarët kanë zbuluar mekanizmin e komunikimeve të cilat veprojnë si një lloj megafoni për informacionet sensorike: grupi i vogël i neuroneve në tru pranon informacionet nga pjesa tjetër e trupit, rrit sinjalet dhe i kthen prapa në vend të prekjes.

Ato sinjale udhëtojnë nëpërmjet palcës kurrizore, e cila i përkthen informacionet si “prekje e zakonshme” ose si “dhembje”.

Në kushtet normale prekjen dhe dhembjen i veçojnë qartazi neuronet inhibitorë, mirëpo pas dëmtimit të sistemit nervor nuk ka zmbrapsje, sepse informacioni mbi prekjen aktivizon receptorët e dhembjes, duke shkaktuar sensacione të pakëndshme.

Kur shkencëtarët e kanë hequr klasterin e qelizave nervore të dhembjeve neuropatikete minjtë, kafshët më nuk kanë shfaqur reagime negative ndaj prekjes së butë, por ende kanë reaguar në dhembjen e vërtetë, p.sh., të shkaktuar me therje gjilpëre apo me nxehtësi.

Paaftësimi i neuroneve ndoshta nuk do të mund të aplikohet te njerëzit me dhembje neuropatike, mirëpo zbulimi më i ri zgjon shpresën për mekanizma të mundshëm të shërimit në të ardhmen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...