Zbardhni dhëmbët brenda NJË ORE vetëm me FOLIE ALUMINI

PUBLIKUAR

Mirëmbajtja e higjienës orale dhe vizitat e rregullta te dentisti do t’ju sigurojnë dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur.

Sidoqoftë, dhëmbët lehtë mund të bëhen të verdhë, e veçanërisht si rezultat i plakjes, gjeneve, përdorimit të ilaçeve të caktuara, pirjes së duhanit etj.

Dhe, shumë produkte komerciale nuk ju dhurojnë gjithmonë rezultatet më të mira, prandaj gjithmonë preferohen mënyrat natyrale për zbardhjen e dhëmbëve, transmeton Telegrafi.

Një ndër këto mënyra është edhe mbështjellja e dhëmbëve me folie alumini.

Për ta bërë këtë metodë të zbardhjes së dhëmbëve, së pari duhe të bëni një pastë duke e përzier sodën e bukës me kripë dhe ujë. Produktin e fituar e aplikoni në dhëmbë dhe pastaj një shtresë të folies së aluminit e vendosni në pastë.

Dhëmbët duhet të jenë plotësisht të mbuluar me folien e aluminit dhe atë duhet ta lini ashtu për një orë.

Pastaj, duhet ta hiqni dhe t’i pastroni dhëmbët si zakonisht.

Kjo metodë e zbardhjes së dhëmbëve është krejtësisht e sigurt dhe natyrale, si dhe nuk ka ndonjë efekt anësor.

Për shkak të efiçiencës që e ka, kjo metodë zakonisht rekomandohet edhe nga dentistët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...