Zarfi bombë në zyrat e FMN’së, ishte dërguar nga Greqia

PUBLIKUAR

Autoritetet e Greqisë thonë se letra-bombë që ka eksploduar dje në zyrën e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Paris, ishte dërguar nga Greqia.

I punësuari në zyrën e FMN-së që e kishte pranuar këtë letër ishte lënduar lehtë, ndërsa personeli tjetër ishte evakuuar.

Ministri i rendit publik i Greqisë, Nikos Toskas, tha se letra-bombë ishte dërguar nga Greqia, në emër të ligjvënësit të njohur opozitar, Vassilis Kikilias.

Ky incident në FMN ka ndodhur derisa një grup anarkist grek e ka pranuar përgjegjësinë për një letër-bombë të cilën e kishte dërguar për Ministrinë e financave të Gjermanisë më 15 mars.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se kishte “ngjashmëri” ndërmjet këtyre dy incidenteve./rel.

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...