Një fjalosje në mes një zyrtari policor dhe një qytetari dëgjohet në një video e cila po qarkullon në rrjetet sociale.

Deri tek kjo fjalosje sipas asaj që dëgjohet në video ka ardhur si pasojë që qytetari dyshohet se ka shkelur me skuterin e tij një polic.

Zani mos të nihet”, dëgjohet polici teksa i bërtet qytetarit.

”Çka të kam bo o vlla”, dëgjohet të thotë i dyshuari, ndërsa zyrtari policor i përgjigjet tutje: ”A e shkele policin majmun?”.

I dyshuari: ”Pse me dol ai në udhe? – m’keni rreh, më keni sha me nanë”.

Më pas polici i thotë “krejt kemi me të mbyt”. Nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur ky rast, dhe as në cilin qytet.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.  /Telegrafi/