Zaimina tregon linjat e trupit në fotografitë nga pushimet, ndërsa pozon krah bashkëshortit të saj

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, ka tash e sa kohë që qëndron larg muzikës.

Megjithatë, ajo është aktive dhe mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “problem” publikoi për fansat disa fotografi në rrjetin social Instagram, të realizuara gjatë pushimeve të saj verore.

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Në fotografinë e parë, këngëtarja e cila me profesion është arkitekte, shfaqi linjat e saj të tonifikuara të trupit në një paraqitje me bikini me dizajn leopardi.

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Zaimina e cila është shquar gjithmonë për linjat e saj, tregoi edhe një herë tjetër se është në top formë.

Ndërkohë, në imazhin e dytë Zaimina prezantoi partnerin e saj, Klodian Asllanin, me të cilin edhe ka dy fëmijë.

Foto: Zaimina Vasjari/Instagram

Zaimina dikur ishte mjaft aktive në muzikë dhe publikonte shpesh projekte muzikore për fansat e muzikës së saj, por prej kohësh ajo i është përkushtuar familjes së saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...