Zaim Baftiu: Kontribuo me mirësi për Atdheun

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Opinion nga Zaim Baftiu…

Të kënaqësh me atë që Allahu ka caktuar për ty është reflektim i besimit. Shumë gjëra ka caktuar i madhi Zot për ne, e që ne nuk kemi mundësi zgjedhjeje, nuk duhet mallkimi pse ndodh kjo por të kërkohet zgjedhja për përmirësim e rregullim. Shembujt e gjeneratave të besimtarëve na motivojnë kur dëgjojmë se një i verbër është më i kënaqur me caktimin e Allahut që të jetë i verbër, sesa t’i kthehet shikimi.

Zoti i madhëruar ka dashtë që ne shqiptarët të jemi në këtë vend, në këtë tokë, ti përkasim këtij kombi, natyrisht që të gjitha duhet të jenë një krenari e veçantë. Nuk do të konsiderohet besimi i plotësuar në qoftë se nuk reflektojmë mirësi dhe nuk japin kontribut për ndërtimin dhe rregullimin e vendit ku jetojmë. Që të kemi vendin që ëndërrojmë atëherë:

Reflekto paqë në Atdheun tënd!

Islami dhe paqja kanë një lidhmëni të pandashme, paqja rregullon njeriun dhe shpirtin e tij, përmirëson raportet familjare, e bënë shoqërinë të përjetojë ndjenja lumturie.

Krijuesi e ka emërtuar vetëm pikërisht më këtë cilësi Paqe. “Ai është All-llahu i cili, s’ka tjetër Zot veç atij, sunduesi absolut, i pastër, paqedashës, garanton siguri, nën kujdesin e të cilit është çdo send; i Forti, i Madhërishmi, krenar. Qoftë lartësuar All-llahu nga ata që i bëjnë shok!”  Kur’an sure 59 ajeti 23

Paqja fillon të realizohet nga Institucioni më I rëndësishëm shoqëror familja, boshti I shoqërisë, ku dashuria, respekti, mëshira, dituria, trimëria, atdhedashuria bëhen pjesë e saj atëherë gjurmët e mirësisë fillojnë të paraqiten kudo në vend. Krijuesi thotë: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë  (Errum 21)

Zoti I ka dhënë mision njeriut në vendin ku jeton, e ky mision është të rregullojë mbarëvajtjen e vendit ku jeton, për realizimin e këtij misioni njeriut I duhet emocione të veçanta që s’mundet ti dhuroj dikush tjetër pos familjes. Për këtë mesazhi I Muhamedit a.s ishte I qartë: “ Edukoni fëmijët ta duan familjen”, më pas thëniet e tij ishin motivim shtesë “Më I dashuri njeri për Allahun ,është ai që I sjellë më shumë dobi familjes së tij”. Sipas konceptit kemi familjen e ngushtë nga gjaku, por në përgjithësi të gjithë Vendin tonë e kemi një familje.

Duaje Atdheun  si Nënën!

Atdheu është vendi i parë ku kemi thënë fjalën nënë, kemi bërë hapat e parë, dhe kemi përjetuar dashurinë e nënës. Kush nuk ka mendim të mirë për nënën, s’do të ketë mendim të mirë për Atdheun. Kush nuk e donë  nënën, si do ta dojë Atdheun?

Krijuesi na porosit: “Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi..” (Ahzab 15),

Pse Nëna ka lidhje me atdheun, ngase përsosmëria e një kombi dhe një shoqërie fillon nga familja, nëse familja nuk ka parime, edukatë, mëshirë, punë, as shoqëria nuk mund ti ketë këto vlera.

Naim Frashëri thoshte në vargjet e tij.

O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé

Puno për Atdheun.

Të japësh kontribut për vendin me kapacitetin që të ka dhënë Zoti, është pjesë e besimit, secili nga fusha që i përket. Nëse dëshirojmë mirëqenie, paqë, lumturi duhet të kontribuojmë me punë të palodhur ndaj Atdheut. Të kemi mendim të mirë për vendin, dhe të keqën që shohim ta përmirësojmë. Çdo ditë që nuk punojmë për vendin, i kemi bërë dëm vendit.

Sami Frashëri punën ndaj Atdheut e përshkruan:“Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë, kush tregohet i tillë me fjalë, është një mashtrues”.

Mësimet e Muhamedit a.s na porositën që dashuria dhe puna ndaj Atdheut është pjesë e besimit.

Puno me dituri për Atdheun. Islami fe e diturisë, përkushtimi për marrjen e diturisë konsiderohet punë ndaj vendit. Mësimdhënia vepër madhore, andaj përpiqu që të kontribuosh me vlera të larta diturie për shoqërinë.

Secilit njeri Allahu i ka dhënë prirje për një profesion të caktuar, shiko mundësitë dhe profesionin që ke dhe përmes saj kontribuo për të mirën e vendit.

Mos përhap lajmë të këqija për vendin, që fëmijët të krijojnë opinione se këtu është vend i keq, mos i mashtro njerëzit e vendit tënd, mos i tradhto ata ngase Zoti i Madhëruar  thotë:  Vërtet Allahu nuk i do tradhtarët” (Enfal, 58)

Besnikëria, mëshira, durimi, zbatimi i ligjeve e puna janë parime që reflektojnë nga besimi për të mirën e Atdheut.(sic).

 

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...