Zaev pa humbur kohë fillon takimet me partitë

PUBLIKUAR

Pas përfundimit të takimit me kryetarin e Lëvizjes BESA, kreu i LSDM-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re Zoran Zaev deklaroi sot se do të bisedojë me të gjitha partitë që e mbështetën me nënshkrimet e tyre për përafrimin e qëndrimeve.

“Ajo që u morëm vesh me Bilall Kasamin është se duhet të ruajmë rendin e punëve. Së pari do të fillojnë takime me BDI-në, më pas me BESËN dhe tani me Aleancën për shqiptarët. E gjithë kjo me qëllim të afrojmë qëndrimet dhe më pas të ulemi të gjithë së bashku. Qëllimi im është që një ditë më parë të mbarojmë. Shumë qytetarë presin, presin subvencionet bujqit, të hiqet testimi ektern. Pret edhe PSP. Po afrohet fundi i mandatit, ata besoj se do ta realizojnë punën e tyre deri në fund, jo vetëm nëpërmjet Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, por të vazhdohet mandati. Do të tentojmë që ta zgjidhim këtë çështje”, tha Zaev.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...