Zaev: Jam i bindur se ekziston zgjidhje e pranueshme për të dy vendet

PUBLIKUAR

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në intervistën për televizionin grek Alpha Tv ka shprehur optimizëm dhe bindje se të dy palët kanë kapacitet dhe mund të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti.

Zaev tha se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dy shtetet, duke shtuar se një zgjidhje e tillë është e mundshme, ekziston zgjidhje e pranueshme për të dy palët, por refuzoi të japë detaje që, siç tha ai, të mos dëmtohet procesi i negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam i bindur se ekziston zgjidhje dhe rendi është që atë zgjidhje për qytetarët e Greqisë ta kumtojë kryeministri Alexis Tsipras, ndësa unë qytetarëve të mi. Por, besoj se është e mundur që deri në fund të muajit qershor të vitit 2018 të gjindet zgjidhje, e cila përfundimisht do ta avancojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona dhe kur përfundimisht, unë do të mund të them si kryeministër i shtetit tim, se kemi krijuar edhe një aleat të madh, e ai është shteti fqinj jugor”, tha kryeministri Zaev.

I pyetur në lidhje me vijat e kuqe, ai tha se në rast se ekzistojnë vija të kuqe, ato do të ishin vetëm frena ose bllokadë për gjetjen e zgjidhjes.

“Vija jonë e kuqe është vija që shkëlqen fuqishëm si udhërrëfyes në rrugën për të arritur deri te zgjidhja përfundimtare për problemin”, tha Zaev.

Zaev në intervistë disa herë përsëriti se përcaktimi strategjik dhe vizioni i Maqedonisë është të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, duke shtuar se me Greqinë patjetër duhet të jemi miq, ndërsa shtoi se synimi i Maqedonisë është të jetë një shtet bashkëkohor, me ekonomi stabile, shtet që beson në standardet e Bashkimit Evropian

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...