Ymeri: Vuçiq po vazhdon të mbetet kopje e Millosheviqit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka shkruar se presidenti serb, Aleksandër Vuciq po vazhdon të bëhet kopje e Sllobodan Millosheviqit, raporton Express.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht emrit që mbajnë, gjuhës që flasin e religjionit që e besojnë, janë të barabartë e gëzojnë të drejta të barabarta. Republika e Kosovës nuk do të përndjekë por do të përfshijë e integrojë”, shkroi Ymeri përmes një statusi në Favebook.

Ai ka shtuar se Vuciq duhet të dëshmohet në demokratizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve brenda Republikës së Serbisë, duke filluar nga plotësimi i kritereve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Serbisë (sidomos kapitujt 23 dhe 24) dhe jetësimin e tri marrëveshjeve që i ka firmosur Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës, me prani ndërkombëtare.

“Protestat nëpër Serbi dhe të gjitha të dhënat e organizatave të besueshme për të drejtat e njeriut po flasin mjaftueshëm për pushtetin e tij. Në vend se t’i vajtojë dhe t’i keqpërdorë serbët e Kosovës për interesat e pushtetit të tij në Beograd, Aleksandër Vuçiqi të vjen në tavolinën e negociatave në Bruksel, për ta trajtuar gjendjen dhe pozitën e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Le ta krahasojmë aty pozitën kushtetuese dhe ligjore, si dhe gjendjen shoqërore, të minoriteteve në Serbi dhe në Kosovë. Të serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Serbi”, përfundoi Ymeri./Express

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...