Ymeri: Për përfitime personale, Thaçi e ka nënshkruar demarkacionin

PUBLIKUAR

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymer,i në një postim në profilin e tij në Facebook, e ka akuzuar kryetarin e vendit, Hashim Thaçinm se e ka nënshkruar Marrëveshjen e Demarkacionit për të siguruar karrierë politike në dëm të tokës së Kosovës

“Janë bërë 13 ditë prej se i ashtuquajturi President Thaçi dha ultimatumin 10 ditor për Kuvendin që ta ratifikojë pazarin e tij i cili Kosovës ia humb 8.200 hektarë. Shumë mirë që dështoi kërcënimi i tij. Madje, ky është një argument më shumë për t’i thënë “i ashtuquajturi President”, pasi që Presidenti i vërtetë dorëhiqet kur dështon.

Së dyti, kriter më i rëndësishëm për BE-në se demarkacioni me Malin e Zi është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e ku bën pjesë vetë Thaçi me vëllezër e me shokë. Thaçi duhet të mbetet pa vizë në Kosovë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të marrin viza për BE.

Së fundmi, për përfitime personale të tij, Thaçi e pat nënshkruar demarkacionin me Malin e Zi. Ai e ka të lidhur karrierën e tij për humbjen e territorit të Kosovës. Midis asaj se a duhet ta humbim këtë të ashtuquajtur president apo 8.200 hektarë, qytetarët e deputetët nuk duhet të kenë dilema”, ka shkruar Ymerik.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...