Ymer Troshupa: Ky fat do të iu shoqëroj edhe për shumë vite

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Nga: Ymer Troshupa

Drejtuar degës së PDK-së në Lipjan lidhur me dr e Shëndetësisë. Fillimisht po dua të flas nga veta e parë duke dëshmuar se për kohë të gjatë isha simpatizant dhe aktivist i Partisë Demokratike të Kosoves, gjithmonë duke besuar në vlera që u trashëguan nga ëmblema e UÇK-së, dhe me besimin se kjo frymë e filozofi politike për objekt kryesor e kishte shtetndërtimin në interes të qytetarëve dhe pa e kuptuar se ata kishin vizion shkatërrimin e çdo resursi njerëzor e natyrorë për apetitet e tyre personale…. Ditëve të fundit e kam përcjellë disa reagime për nepotizëm në Komunën e Lipjanit, konkretisht për Znj Merita Bytyqi tani drejtoreshë në shëndetësi dhe lidhjen familjare me Drejtorin e prokurimit z. Adem Duriqi…

Fillimisht duhet pasur të kjartë se znj Bytyqi ka qenë staf i personelit mjekësor në QKMF dhe në ekzekutivin e Komunes nuk do të kishte person më të përshtatshëm për të menagjuar me drejtorinë e shëdetësisë, pasi që e njeh më së mirë natyren e shëndetësisë, e posaqërisht gjendjen të cilen aktualisht ka ky institucion.

 

Arsyeja tjetër është se emërimi i drejtorëve/drejtoreshave është në kompetencën e kryetarit dhe jo të stafit të drejtorëve, andaj arsyeja se drejtoresha është mbesë e drejtorit dhe këtu ka neopotizëm, nuk është diq tjetër pos simptome të depresionit të PDK-së që nuk po mundet të e marrë veten qe dy mandate…

Iu kujtoj se në kohën sa ka qenë Kryetarë z.Shukri Buja, aso kohe Drejtor i inspektoroatit ka qenë Bajram Rizani, i cili nuk ishte mbesë e kryetarit, por ishte daj i tij, dhe besoj që pak ka dallim këtu epiteti daj a mbesë, por poenta është se ky drejtor ishte i emëruar drejtpërdrejt nga kryetari, e atëherë nuk kishte nepotizëm sipas kësaj partie.

Në fillim të shkrimit citova për të kaluaren time në këtë parti politike, dhe përderisa kam qenë aktivist besoj që më takon më së shumti të flas për dukuritë dhe të bëmat e kësaj filozofie, i kuptoj emocionalisht se është e dhimbshme të e humbasësh pushtetin, por edhe më e dhimbshme është të e humbësh arsyen dhe orientimin politik.

E nderuar kryesi e PDK-së, kuptojeni një gjë se zhurma kurrë nuk ka qenë sukses, me retoriket tuaj mund të e ngushëlloni njëri tjetrin, por kurrë më qytetarët të cilët ua kanë treguar vendin në mënyren më të qytetëruar për mes votimit. Ky fat do të iu shoqëroj edhe për shumë vite andaj iu inkurajoj që energjinë tuaj të e shfrytëzoni në fusha të tjera sepse politikisht nuk do të ketë rimëkëmbje më për juve.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...