Ymer Muhaxheri, axha i kryetarit të Pejës, tregon të vërtetën për kufirin me Malin e Zi!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Ish Kryetari i LDK-së për Komunën e Pejës, prof. Ymer Muhaxheri është prononcuar rreth kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Kryetari historik i LDK-së në Pejë në një tekst autorial rrëfen tërë historinë e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe jep argumentet që me demarkacionin e ri Kosova jo vetëm që humbet tokë por shqiptarëve në përgjithësi dhe banorëve e pronarëve të tokave të tyre u bëhet një padrejtësi historike e pandodhur ndonjëherë.

Ymer Muhaxheri është edhe axha i Kryetarit aktual të Pejës, Gazmend Muhaxherit i cili është pro vijës qeveritare për demarkacionin.

Lexojeni të plotë tekstin e Ymer Muhaxherit:

Për hirë të së vërtetës fillimisht më duhet të vëjë në dukje se çështja e vijëzimit dhe më vonë demarkimit dhe administrimit të kufirit, është detyrim shtetëror. Shtytës i debatit ka qenë si reagim ndaj disa pohimeve të personave politik por edhe të atyre të profesionit.

Çështja e pronsisë së kullosave e të së drejtës së shfrytëzimit është paraqitur si aktualitet dhe si preokupim i mendimit shoqëroro-politik veçmas për pushtetin komunal, dy-tre muaj pas vdekjes së Josip Brozit (1980) dhe jo më heret. Përse me ardh tek e vërteta, fillimin e pagesave për shfrytëzimin e kullosave (që gjithësesi është kontestuese) duhet me korrektësi dhe seriozitet të veçantë të shfrytëzohet arkivi i komunave të Plavës dhe Rozhajes. Në këto arkive medoemos ekzistojnë të dhënat që dëshmojnë datat e pagesave. Kjo mund të vërtetohet nga komisioni i dy palëve. Gjeodeti (Begolli) nga zyra e kadastës në Pejë, i emëruar si zyrtar për matjen dhe ndarjen e pronave private dhe shoqërore (shtërore) bazuar në Ligjin mbi Denacionalzimin, pohonte vazhdimisht sa herë që përmendet kufirin se në vjeshtën e vitit 1980 për herë të parë janë vërejtur forcat e “milicisë” të Malit të Zi në pjesën e Bjelluhës . Gjeodeti vazhdon me pohimin se policia e Malit të Zi ka ushtruar dhunë ndaj pronarëve që nuk i kanë përfillur kërkesat e tyre (është mbajtur peng bagëtia) deri në përfundimin e pagesës për shfrytëzimin e kullosave. Gjeodeti në fjalë dëshmon për ardhjen e zyrtarëve të Malit të Zi në zyrën e kadastrës në Pejë me ç’rast kërkojnë studimin e hartës së Pejës, hartuar në vitet 1929/’31.

Rugovasit kanë jetuar dhe jetojnë kryekëput prej kultivimit të bagëtisë dhe prodhimeve të saja: e vetmja mënyrë e jetesës së tyre në ato troje. Domosdoshmëria e jetesës së tyre në këto vende e ka prodhu detyrimin me i ba pagesat (edhepse kullosat janë pronë e tyre) në shtetin fqinj. Rugova pa këtë pjesë të saj, tash të kontestuar, bëhet kodër si çdo kodër tjetër. Kjo domosdo e vazhdimit të jetës në këto vende është imponuar me detyrimin e pagesave.

Është për t’u habitur se gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka pasur individ nga ndonjë institucion (ka munguar guximi profesional) për të reaguar, ngrit zërin, kundër uzurpimeve të vazhdueshme të pjesëve të Rugovës. Kurse nga ana e Kullës, kufiri ka zbrit deri tek burimi i Drinit të Bardhë (Savina Vodë) tre kilometra nga fshati Radavc afër Pejës.

Të shikohet historikisht deri në kohën e sotme nëse gjendet ndonjë rast që një familje malazeze ka jetuar në anën e Rugovës të Çakorrit, apo që eventualisht ka poseduar pronë në këtë pjesë.

Tetë ditë mbas nënshkrimit të marrëveshjes së Vjenës (25 gusht 2015) nga qeveria e Malit të Zi publikohet zyrtarisht heqja e sekretit që ka egzistuar deri më tash. Imponohet pyetja: pse paska qenë sekret shtëtror demarkacioni në mes dy shteteve?

Dokumenti faktik që vërteton pronësinë e lartëpërmendur është libri dokumentar (është shfrytëzu Arkivi i Vatikanit) i don Gjergj Gjergjit, prift në kishën e Pejës ku janë paraqitur tapitë dhe defteret turke, jo vetëm për kullosa por edhe për kufirin Çakorr – Velikë, si dhe rruga e vjetër: Shkodër, Vuthaj, Guci, Plavë, Qafa e Dillit (vend në kurriz të vargameleve), ku lidhet rruga Deçan-Plavë (trekufi Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi). Rruga e vjetër shtrihet në drejtim të Çakorrit, Pepiqit, Zhleb, Kullë.

Kryesia e LKJ në vitin 1974 ka shtruar si çështje pozitën e Kosovës në sistemin juridik. Me këtë LKJ bjen vendimin që pozita e Kosovës të avansohet (të barazohet me autonominë e Vojvodinës) – vendim puro politik. Kjo pozitë e re e Kosovës në sistemin juridik nuk është shqyrtu nga Kuvendi Federativ. As që është shtruar si çështje në Kuvendin e Republikës së Serbisë.
Kushtetuta e vitit 1974 është vetëm vendim politk në të cilën shtohen kompetencat legjislative, kalimi nga statuti në kushtetutë, themelimi i bankës qendrore, planifikimi hapsinor, zhvillimi dhe shfrytëzimi i resurseve natyrore (Trepça i kthehet Kosovës), politika kadrovike.

Harta e Komisionit të Gjillasit (1945 – 1953) ka caktuar në mënyrë definitive kufinjtë e republikave dhe dy krahinave, me përjashtim të dy territoreve ku nuk është bërë delimitimi i kufirit në rrethin e Manasitirit të Prohor Pçinskit (Maqedoni-Serbi) me ç’rast kurban bëhet Debelldea, si dhe kufiri detar Kroaci-Slloveni. Harta e dytë valide zyrtare e federatës jugosllave është ajo e viti 1958. Në këtë kohë Kuvendi i Serbisë i udhëhequr nga Jovan Veselinoviq bie vendimin që “Kosovës dhe Metohisë” t’i bashkangjiten Leposaviqi dhe Zubin Potoku, ndërsa Serbisë t’i takon Lugina e Preshevës. Pra flitet për ndërrim territori, me motive politike. Edhe shpërngulja në Turqi (1956) e ulë përqindjen e shqiptarëve në 68%.

Harta e larpërmendur hyri në përdorim zyrtar deri më shpartallimin e Federatës së Jugosllavisë, e që gjendet në arkivat e shteteve, jo vetëm në rajon. Kjo hartë (1958) është argument i vetëm zyrtar që demanton mundësinë e egzistimit të hartave tjera valide zyrtare. Të gjitha hartat e Gjeneral Shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë i përmbahen hartës valide-zyrtare (1958) në të cilën janë të precizuara mirëfilli kufinjtë.

Në këtë kohë në pushtet në tre nivele kanë qenë në pozita udhëheqëse: Kryetar i Kryesisë së Krahinës, Ali Shukriu, ndërsa Bogolub Nedelkoviq, Kryetar i Këshillit Egzekutiv Krahinor. Kryetar i Kryesisë së Serbisë ishin Dragolub Markoviq, Dobrivoje Vidiq, Nikolla Ribiçiq, Petar Graçanin, etj. (“dashamirë të shqiptarëve”). Për një periudhë në dy nivele në atë kohë qeveriste Veselin Gjuranoviq, Kryesues i Kryesisë së Malit të Zi dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit Ekzekutiv Federativ (SIV). Kohë e duhur për shpekullim me harta dhe kufi.

Rrethanat e krijuara në këtë periudhë përshkohen me një represion nga qarqeve zyrtare të Serbisë për pozitën dhe rolin që autonomia e Kosovës ka pasur në sistemin shoqëroro-politik (Kushtetuta 1974). Kërkesa për suprimim të kësaj kushtetute vie nga të gjitha institucionet e Serbisë, si: Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Libri Bardhë (Bela Knjiga), e sidomos shtypi, kryekëput me trillime: 1. Rasti Martinoviq, 2. Vrasja e rekrutëve të gjitha nacionaliteve në Paraqin nga vet Shtabi i Ushtrisë së Jugosllavisë, duke trilluar se vrasjen e ka kry ushtari Kelmendi; 3. Kthimi i rekrutëve shqiptarë në arkivole të vrarë nga shërbimet sekrete të Ushtrisë jugosllave; Të mos përmendim rastet e mëvonshme trilluese të mediave si p.sh. rasti “Panda” në Pejë vrasja e të rinjëve serb nga vet pushteti serb, si dhe vrsja e dy të rinjëve në Gorazhdevc.

Në ish shtëpinë e Armatës së Jugosllavisë, në të cilën ka qëndruar Shtabi Operativ i Ushtrisë serbe është gjetur harta në të cilën janë shënuar pozicionet e ushtrisë dhe kahjet e veprimit. Edhepse e damtume, janë të qarta vijat kufitare tek Zhlebi –Kulla që qartë vërehen se janë brenda kufirit të Pejës (në drejtim të Rozhajës). Dhe kufiri tjetër vërehet qartë në drejtim të Plavës (Qafa e Dillit, burimi i lumit dhe Bjelluha – Brenda kufirit të Pejës). Kjo hartë është në dispozicion të të interesuarëve.

Nga konkluzat e Komisionit të Badinterit del se nuk ka pasur në dispozicion shënime të kufirit sepse ato kanë qenë top sekret deri në gusht të vitit 2015.

Vetëm e vetëm në këtë kontekst të rrethanave të imponuara represive të shtetit serbo-sllav ndaj etnisë shqitare kuptohet se kufiri kthehet në vendin e vet të mëparshëm, historikisht të përhershëm.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...