Ylli i Gjermanisë ndihet i sigurt: S’do të turpërohemi në Euro 2020 sikur në Botërorin e 2018-s

PUBLIKUAR

Mats Hummels thotë se ndihet i sigurt se Gjermania do ta shmangë turpërimin e madhe në Euro 2020, tri vjet pasi dështoi plotësisht për ta mbrojtur titullin në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Trajneri Joachim Low bëri shumë ndryshime në ekipin kombëtar gjerman për kampionatin e kontinentit evropian, me synim për t’u përmirësuar nga eliminimi turpërues në fazën grupore në turneun e fundit, transmeton Gazeta Express.

Hummels, i thirrur përsëri në kombëtare bashkë me Thomas Mullerin për herë të parë që prej pensionimit të tyre të detyruar pas atij dështimi, ndien se ekipi i tanishëm gjerman është më i bashkuar tani, një ekip që do të sigurohet për ta shmangur çfarëdo eliminimi të hershëm.

Duke folur para Kampionatit Evropian që nis të premten më 11 qershor, mbrojtësi i Borussia Dortmundit tha për Kicker: “Në atë kohë, e kishim telashe për ta gjetur njëri-tjetrin si ekip në stërvitje dhe në ndeshje”.

“Por kjo sigurisht se nuk do të na ndodhë kundër Francës. E them sinqerisht se ndjesia tani është tjetër krahasuar me të atëhershmen.”

Ai shtoi: “Të gjithë duan të bashkohen si ekip, të gjithë jemi gati për ta flijuar veten për ekipin. Ne mund të shkojmë larg. Jemi në binarë: e kemi që i kemi aftësitë për ta fituar turneun”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...