Yjet luten për paqe mes Izraelit dhe Palestinës

PUBLIKUAR

rihanna-at-abu-dhabi-mosque

Rihanna ishte ndër të parat, që ka manifestuar mbështetjen për popullin palestinez në “Twitter”, duke marrë një mori komentesh pozitive.

Në foton e Rihannas në profilin e “Twitter-it” shkruhej “të lutemi për paqe dhe për përfundimin e konfliktit izraelito-palestinez. Ka ndonjë shpresë?”. Gjithashtu në një hashtag, ajo kishte shkruar “Freepalestine”.

Regjisori Pedro Almodovar dhe aktorja spanjolle Penelope Cruz kanë firmosur një apel, në favor të popullit të Gazës. Apelit i është bashkuar edhe protagonisti i filmit “Eat, Pray and Love”, Javier Bardem. Një ndër pjesëtarët e grupit “One Direction”, Malik Zayn, me origjinë palestineze, ka postuar një hashtag në mbështetje të popullit të Gazës dhe kjo ka sjellë një lumë komentesh në profilin e tij.

Modelja izraelite Bar Rafaeli ka shprehur, në të gjitha mënyrat, mbështetjen ndaj forcave ushtarake të Izraelit. Në një imazh të postuar në profilin e saj në Instagram, ku shihen dy ushtarë izraelitë pranë një posteri të modeles, ajo shkruan “Kjo më bën shumë të lumtur. Falemnderit dhe lutem bëni kujdes, që të ktheheni mirë në shtëpitë tuaja”.

Selena Gomez shkruan në Instagram “Lutemi për familjet dhe fëmijët. Të lutemi për Gazën”. Këtij sensibilizimi online i janë bashkuar edhe shumë yje të tjerë mes tyre edhe sportistë. /tch/

SHIKO MË SHUMË

Santiana publikon foto me nënën e saj, mbishkrimi kaq emocionues (Foto)

Ish- banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Santiana Maloku ka bërë paraqitjen e radhës...

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...