YAHR publikon raportin e 13-të monitorues për punën e legjislativit të komunës së Lipjanit

PUBLIKUAR

OJQ YAHR ka publikuar raportin gjatë periudhës raportuese Janar- Qershor 2016, ku sipas YAHR-së kuvendi komunal i Lipjanit ka pasur një dinamikë të mirë të aktiviteteve.

Ku gjatë kësaj periudhe kemi 22 vendime të miratuara ose 71 %, 5 raporte apo njoftime të ndryshme të shqyrtuara 16% dhe 4 rregullore ose plane komunale të miratuara me 13 %.

Gjthashtu në këtë raport thuhet se kjo është lista e vendimeve komunale të miratuar gjatë vitit 2016: Vendim për rritjen e buxhetit të Komunës së Lipjanit nga tejkalimi i të hyrave vetanake për vitin 2015 – Vendim mbi dhënien e pëlqimit për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Lipjanit të vitit 2014 dhe 2015 në vitin 2016. – Vendim për miratimin e planit të veprimit për transparence në Komunë – Vendim për miratimin e planit të veprimit kundër korrupsionit – Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës në ZK Babush i Muhaxherëve – Vendim për anulimin pjesërisht të vendimit 1nr.464-123 të dt.20.06.2006 dhe shkëputjen e kontratës 1-464- 157 të dt.26.07.2006 për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës në ZK Konjuh (NTPSH. Sadovina). – Vendim për anulimin pjesërisht të vendimit 1nr.464-123 të dt.20.06.2006 dhe shkëputjen e kontratës 1-464- 159 të dt.26.07.2006 për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës në ZK Konjuh ( NTP Adriatik Commerc) – Vendim për miratimin e programit komunal trevjeçar për banim 2016-2019 – Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare – Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme –lokaleve afarist të Komunës në ZK. Lipjan. – Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në ZK. Banullë. – Vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës në ZK. Ribar i Vogël – Vendim për anulimin e pjesërisht të vendimit 1Nr. 464-123 dt. 20. 06. 2006 dhe shkëputjen e kontratës 1-464- 164 te dt. 01. 08. 2006 për shfrytëzimin afatgjatë të pronës së paluajtshme – Vendim për anulimin e vendimit 1Nr. 464-331 te dt. 23. 10. 2003 dhe shkëputjen e kontratës 1-463-322 te dt. 04. 10. 2007 për shfrytëzimin afatgjatë të pronës së paluajtshme – Vendimi për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare për bujqësi – Vendimi për lirimin nga pagesa e tarifave në institucionin për edukimin dhe arsimimin parashkollor publik në Lipjan të nënave vetë ushqyese për fëmijët e tyre. – Vendim për dhënien e pëlqimit për ndarjen e mjeteve financiare Bashkësisë Islame në Lipjan – Vendim për anulimin e aktvendimeve 1Nr.464-833 dt.21.10.2009, 1Nr.464-833/1 dt. 14. 04. 2010 dhe nënkontratave të datës 22. 10. 2009 – Vendim për zëvendësimin e anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB-së .Shkarko Raportin Kliko këtu

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...