Organizata Joqeveritare YAHR ka organizuar një tryezë të rrumbullakët lidhur me të drejtat e punëtoreve dhe të drejtën e organizimit sindikal në nivel lokal. Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësuesit e sindikatave të sektorit publik , inspektori I punës për komunën e Lipjanit, mediat dhe shoqëria Civile. Në këtë takim munguan përfaqësuesit e institucioneve lokalë të komunë së Lipjanit dhe disa përfaqësues të sindikatave të sektorit publik.
Në këtë takim u diskutua mbi të drejtat e punëtoreve dhe shkeljen e të drejtave të tyre nga punëdhënësit. Pastaj, organizata YAHR prezantoi një hulumtim të bërë në komunën e Lipjanit mbi gjenden e të drejtave të punëtorëve në dy sektorët atë private dhe në atë publikë, njofton YAHR.
Gjatë kësaj tryeze u konstatua se shkeljet me të mëdha të punëtorëve bëhet në sektorin privatë ku kemi shkeljet e të drejtave: në orarin e punës, shfrytëzimin e pushimit, në sigurinë në punë, mungesën e sigurimit shëndetësor, mungesën e kontratave të punës, largimin nga puna pa arsye nga punëdhënësit etj.


